KOSOVA CUMHURİYETİ

HALK AVUKATI

Olayı bildiriniz

Ücretsiz çağrı

BİZİM GÖREVİMİZ

BİZİM GÖREVİMİZ

Misioni i Institucionit të Avokatit të Popullit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe rregulloret e mëhershme të UNMIK-ut nr. 2000/38, nr. 2006/06 dhe nr. 2007/15, kanë përcaktuar misionin e Avokatit të Popullit, për të marrë dhe për të hetuar ankesa nga çdo person në Kosovë, që pretendon se i janë shkelur të drejtat nga autoritetet publike në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rolin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, për të mbikëqyrur dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e personave fizikë dhe juridikë nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Avokati i Popullit zhvillon hetime, jep rekomandime, publikon raporte, ofron shërbime juridike falas, si dhe avokim publik, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në rastet kur hetimet e këshilltarëve ligjorë të IAP-së rezultojnë me gjetje të shkeljeve të të drejtave të njeriut, institucioni mund të kërkojë njoftime plotësuese nga autoritetet publike, të bëjë rekomandime për autoritetet përkatëse dhe të publikojë raporte për çështje të ndryshme. Në raste të veçanta, Avokati i Popullit mund ta bëjë këtë edhe nëpërmjet mediave.

IAP mund të ofrojë shërbime juridike edhe për ankesa të qytetarëve të saj, që drejtohen kundër autoriteteve publike jashtë Kosovës, që i përcjellë ato tek institucioni relevant (në shumicën e rasteve tek institucionet homologe - Ombudsman) në vendin tjetër ose tek ndonjë institucion tjetër simotër.

IAP është i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës. Ajo ka mundësi të hapë hetime për dyshimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut edhe pa ankesë individuale (hetime ex officio). Po ashtu ka për mision t’i vëzhgojë politikat dhe ligjet e miratuara nga autoritetet vendore, për të siguruar që ato të jenë në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut dhe me kërkesat e qeverisjes së mirë.

Në rastet kur Avokati i Popullit konsideron se një praktikë ose situatë e përgjithshme nuk është në pajtim me standardet vendore a ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndikon te një individ apo më gjerë, bën raporte speciale, të cilat përfshijnë edhe rekomandime të drejtuara Kuvendit të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së krijuar dhe të harmonizimit të saj me standardet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Me qëllim të identifikimit të problemeve dhe me qëllim të sigurimit të të dhënave për shkeljet e supozuara, Avokati i Popullit kërkon nga çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, t’i përgjigjen kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’ia paraqesin atij të gjitha dokumentet dhe të dhënat e kërkuara, në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Me qëllim të mbulimit të fushave, që përfshijnë çështje të veçanta të disa grupeve të njerëzve, të drejtat e të cilëve konsiderohen më të cenueshme në Kosovë, siç janë fëmijët, gratë, pakicat etnike dhe të tjera, IAP ka themeluar tri grupe të posaçme me juristë të specializuar për fushat përkatëse, siç janë: Grupi për të Drejtat e Fëmijëve (GDF), Njësia për Barazi Gjinore (NJBGJ) dhe Grupi për Mosdiskriminim (GMD).

Edhe pse IAP merret me hetime dhe e mbikëqyr papajtueshmërinë e gjyqësorit me standardet e të drejtave të njeriut, nuk e zëvendëson gjykatën dhe nuk mund t’i hetojë krimet në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’i ndryshojë aktvendimet e gjykatës ose të japë vendime detyruese. IAP, po ashtu, nuk merret me hetimin e çështjeve, që kanë të bëjnë me kontestet që zhvillohen ndërmjet personave privatë.

Gjatë periudhës nëntëvjeçare të ekzistimit IAP, gjithnjë i ka proklamuar vlerat dhe parimet më të rëndësishme, në bazë të të cilave funksionon. Në këtë drejtim IAP nuk do ta arrinte efektin e duhur në fushën e veprimit të vet, nëse nuk do t’u përmbahej vlerave dhe parimeve, siç janë: pavarësia, paanshmëria, profesionalizmi dhe konfidencialiteti.

Sfidë dhe objektiv kryesor i IAP-së mbeten krijimi dhe zhvillimi i asaj, që quhet kulturë e qeverisjes së mirë, e cila nënkupton administrim të mirë, transparencë dhe llogaridhënie të administratës publike para qytetarëve të Kosovës, si dhe forcim të përgjithshëm të sundimit të ligjit. Edhe angazhimi i IAP-së për balancim të raporteve në mes administratës publike dhe qytetarëve, të cilëve kjo administratë mëton t’u shërbejë, ka po këtë qëllim. Zgjidhjet e arritura nga Avokati i Popullit synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të administratës publike ndaj qytetarëve.

Synim i veprimtarisë efikase të Avokatit të Popullit është shtimi i besimit të njerëzve te institucioni, edhe tek administrata, duke siguruar relacion koherent ndërmjet qytetarit dhe administratës publike. Kjo është e domosdoshme për funksionimin e demokracisë normale. Për këtë arsye Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve që konsiderohen si “garantë të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”

Angazhimi dhe insistimi i IAP-së për përmirësimin e imazhit të administratës publike dhe të sistemit gjyqësor, bën që qytetarët të kuptojnë se ata mund të llogarisin në këtë institucion dhe se mund t’i parashtrojnë ankesat e tyre kundër administratës, sipas një procedure të thjeshtë dhe pa pagesë. Ankesat e drejtuara në IAP mund t’u referohen veprimeve, mosveprimeve ose vendimeve të administratës publike, që nga ankuesit mund të konsiderohen të padrejta ose të pafavorshme. Në shqyrtimet e ankesave të tilla, veprimet e juristëve përkatës kanë të bëjnë me dhënien e këshillave juridike, me kërkim të të dhënave dhe informatave nga administrata publike, nga gjykatat dhe nga institucionet e tjera të rëndësishme, lidhur me ankesat e paraqitura, si dhe me mbikëqyrjen e procedurave të caktuara gjyqësore. Në rastet që kërkojnë veprime të menjëhershme, IAP paraqet kërkesa për masa të përkohshme. Lidhur me këtë, mënyra e veprimit ndryshon, varësisht nga natyra e rasteve individuale.

  • Paylaşınız

Halk Avukatı ofisleri

Mitroviça
İpek
Priştine
Yakova
Gilan
Graçanitsa
Ferizay
Prizren

Mitroviça bölge ofisi

Telefon: +381 (0) 28 30 138,

Adres:  "Agim Hajrizi" Meydanı, No.suz,
Vergi İdaresi Bölge Binası

Vatandaşlarla görüşme: 
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.

Mitroviça alt-ofisi Telefon: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adres: "Sami Fraşeri" Cad, No.suz.
Boşnaklar mahlesi,
Mitroviça kuzey kesimindeki KIO binası

İpek bölge ofisi

Telefon:
+381 (0)39 432 931 Adres:
“Mbretëresha Teutë”, No.59,
Belediye binası,Kat III, nr. 3

Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.

Ücretsiz arama:
0800 15555
 
İletişim telefon numaraları:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Medya görevlisiyle iletişim: +377 (0) 44 827 844

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Merkez ofisin adresi:
Halk Avukatı Enstitüsü
“MIGJENI” Cad. no. 21 
10000 Priştine, KOSOVA

Yakova bölge ofisi

Telefon:
+381 (0)390 327 698 Adres:
"Ismail Kemali" Cad.
(Eski kadastro binası)

Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.

Gilan bölge ofisi

Telefon:
+381 (0)280 320 843 Adres:
“Bağımsızılık Meydanı" (eski mahkeme binası) No.suz
Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.



 

 

Graçanitsa bölge ofisi

Telefoni:        
+381 (0) 38 65 118 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137

Adres:
"Car Lazar" Cad

Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.



Ferizay bölge ofisi

Telefon:
+381 (0)290 326 032 Adres:
Belediye binası (zemin kat)

Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.

Prizren Bölge Ofisi

Telefon:
+381 (0)29 222 138 Adres:
“Remzi Ademi” Cad. No.suz Vatandaşlarla görüşme:
Her gün: 08:00 - 16:00 arası.

*no_active_poll