REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

28.12.2016

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës i Avokatit të Popullit publikoi Raportin lidhur me monitorimin e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan

– Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) i Avokatit të Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime nga vizitat e realizuara më 7 shtator dhe 19 tetor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan(QPL), i cili u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse.

QPL është ndërtuar në vitin 2003 (në atë kohë menaxhohej nga UNMIK-u), përderisa në shator të vitit 2004 është mbyllur për shkaqe teknike. Më pas, është riparuar dhe është hapur në tetor të vitit 2006, prej kur funksionon nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë Qendrore. QPL akomodon të paraburgosurit dhe një numër të vogël të personave të dënuar të cilët janë të akomoduar në një krah të veçantë.

MKPT në Raport konstaton se kushtet ku mbaheshin të dënuarit ishin të mira, përderisa në pjesët e QPL ku mbaheshin të paraburgosurit, në disa qeli kishte pikuar uji dhe ato duhet të gëlqerosen, përderisa tualetet dhe banjat ishin në gjendje të mirë. Gjatë vizitës nuk janë hasur qeli të mbipopulluara as te të dënuarit, as te të paraburgosurit. Lidhur me njoftimin nga drejtoria e QPL-së se planifikohet mbyllja e kësaj Qendre dhe akomodimi i të paraburgosurve në objektin e ri në Hajvali, MKPT do të monitorojë situatën dhe do të kërkojë informatat e përditësuara nga autoritetet kompetente.

Raporti përmban edhe rekomandimet specifike sa i përket ushqimit, kontaktit me jashtë, procedurat e pranimit, si dhe procedurat e parashtrimit të ankesave.

Sa i përket kujdesit shëndetësor, MKPT rikujton në Raport se përgjegjësia për kujdesin shëndetësorë në Shërbimin Korrektues u transferua nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë në korrik të vitit 2013. Gjatë vizitës u konstatua se hapësirat ku ofrohen shërbimet mjekësore nuk janë të përshtatshme dhe janë të vogla. Po ashtu, në Raport evidentohet edhe shqetësimi i personelit mjekësor lidhur me vonesat e përgjigjeve nga gjykatat në rastet e rekomandimeve të dërguara dhe kërkesave për leje të gjykatës për dërgim të paraburgosurve apo dënuarve për shërim jashtë QPL. Po ashtu, personeli mjekësor dhe drejtoria kanë shprehur shqetësimin për faktin se në QPL akomodohen edhe të paraburgosur me probleme mentale për shkak të mungesës së hapësirës për akomodim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike apo ndonjë vendi tjetër adekuat. MKPT e Avokatit të Popullit rekomandon autoritetet relevante që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vendosjen e këtyre personave në institucione të veçanta në pajtim me Rregullat Evropiane të Burgjeve të miratuara nga Këshilli i Evropës dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Po ashtu, MKPT rekomandon që autoritet relevante të ndërmarrin hapa serioz për të mundësuar kontrolle të tilla sistematike në mënyrë që të detektohen me kohë sëmundjet e tilla dhe që, të sapo pranuarve, t’u bëhen kontrolle gjithëpërfshirëse mjekësore, si dhe inkurajon një qëndrim dhe praktikë të tillë të mos prezencës së zyrtarëve të sigurisë gjatë dhënies së shërbimeve mjekësore.

MKPT përshëndet qëndrimin e drejtorisë së QPL-së që vetëlëndimi të mos konsiderohet shkelje disiplinore, duke pasur për bazë se vetëlëndimi nuk përfshihet në grupin e shkelje disiplinore të parapara në nenin 102 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Gjatë vizitës në këtë qendër, MKPT nuk pranoi asnjë ankesë nga të paraburgosurit dhe të dënuarit për keqtrajtim dhe përdorim të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve korrektues të kësaj qendre. Po ashtu, ekipi monitorues gjatë vizitës nuk ka pranuar asnjë ankesë për dhunë ndërmjet personave të akomoduar në këtë qendër, si në pjesën ku akomodohen të paraburgosurit, ashtu edhe në pjesën ku mbahen të dënuarit. Megjithatë, gjatë vizitës, disa zyrtarë korrektues kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e punës në përgjithësi.

MKPT pohon se gjatë vizitës në QPL, personeli i shërbimit korrektues dhe personeli i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve i ofruan ekipit monitorues bashkëpunim të plotë. Ekipi pa vonesa pati qasje në të gjitha vendet e vizituara. Ekipit iu siguruan të gjitha informatat e nevojshme për të kryer detyrën dhe iu mundësua biseda me personat e dënuar dhe të paraburgosur pa prezencë të zyrtarëve korrektues ose personelit tjetër.

MKPT i Avokatit të Popullit përmes këtij Raporti i ka adresuar rekomandimet përkatëse tek Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Raporti nga vizita në QPL në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.