REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

04.6.2018

Mekanizmi Kombëtar për parandalimin e torturës (MKPT) i Institucionit të Avokatit të Popullit u takua me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Nehat Thaçi

Prishtinë, më 29 maj 2018 - Drejtoresha e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) të Institucionit të Avokatit të Popullit Znj. Shqipe Ibraj-Mala, me bashkëpunëtorët u prit në vizitë zyrtare (më 29 maj 2018) nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Nehat Thaçi.

Gjatë këtij takimi, z. Thaçi u njoftua me historikun e krijimit dhe mandatin e këtij mekanizmi, të gjeturat gjatë vizitave në institucionet korrektuese dhe qendrat e paraburgimit, si dhe veprimet, të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë që të respektohen të drejtat e të burgosurve në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e aplikueshme, Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e të Burgosurve, si dhe rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës.

Përfaqësuesit e delegacionit të Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës e njoftuan z. Thaçi në veçanti për të gjeturat gjatë vizitës në Qendrën Korrektuese në Dubravë në mars të vitit 2018 dhe për rekomandimet, të cilat së shpejti do t’i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Z. Thaçi ia prezantoi delegacionit vizionin e tij për ndryshimet që duhet bërë, në mënyrë që të arrihen standardet në fjalë dhe të arrihet një funksionim i mirëfilltë i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në këtë drejtim kërkoi që Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës i Institucionit të Avokatit të Popullit të jetë partner konstruktiv, ashtu siç parashihet me Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës, mbi bazën e të cilit shtetet i krijojnë mekanizmat e tillë dhe të njëjtit përmes vizitave, të gjeturave dhe rekomandimeve, ta ndihmojë Shërbimin Korrektues të Kosovës në arritjen e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të burgosurve.

Zyra e marrëdhënieve me publikun
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.