REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

20.1.2017

Komunikatë lidhur me vështirësitë dhe gjendjen e qendrave ditore që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 20 janar 2017 – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, dje pasdite, ka vizituar organizatën joqeveritare (OJQ) “PEMA” dhe është takuar me përfaqësuesit e saj, me qëllim të informimit lidhur me vështirësitë dhe situatën aktuale me të cilat ballafaqohet kjo OJQ.

Organizata në fjalë, e cila është licencuar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, aktivitetet e saja në ofrimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet, për fëmijët me aftësi të kufizuara, i ka zhvilluar nëpërmes qendrave të kujdesit ditor, në komunën e Ferizajt, Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit, deri në fund të vitit 2016, në të cilat 350 fëmijë kanë qenë ndjekës të rregullt. Përfaqësuesit e OJQ “PEMA” e informuan Avokatin e Popullit se për shkak të vështirësive financiare këto qendra rrezikojnë të mbyllen dhe si rezultat i kësaj fëmijët me aftësi të kufizuara nuk do të mund të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet multi-disiplinare dhe multi-sektoriale, të cilat u janë ofruar deri në fund të vitit 2016.

Avokati i Popullit shprehu shqetësimin e tij lidhur me mbylljen e këtyre qendrave dhe përveç të tjerash deklaroi se gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë është e rëndë. Fëmijët me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi dhe barriera të shumta në të gjitha fushat e jetës, përfshirë këtu gëzimin e së drejtës për shërbime sociale varësisht nga nevojat. Në fushën e arsimit, përkatësisht, në shkollë, përballen edhe me infrastrukturë joadekuate shkollore, mungesë të asistentëve personal, mësuesve mbështetës e shumë herë edhe të planeve individuale arsimore, gjë që u mohon atyre gëzimin e plotë të së drejtës për arsim cilësor, gjithëpërfshirës, ashtu si është përcaktuar me ligj.

Në fushën e shëndetësisë hasin në vështirësi edhe sa i përket realizimit të së drejtës për shërbime shëndetësore cilësore dhe pa pagesë ngase jo gjithherë kanë mundësi të sigurojnë barnat falas dhe pajisje të tjera që do u mundësonin përmirësimin e shëndetit, lëvizjen e lirë dhe jetën me dinjitet.

Përfshirja dhe sigurimi i shërbimeve sociale në komunitet për këta fëmijë gjithashtu është i mangët, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qendrave ditore. Aq më tepër në fillimin e këtij viti situata në ofrimin e shërbimeve sociale në komunitet si duket vetëm se është përkeqësuar ngase këto qendra janë mbyllur për shkak të mungesës së mbështetjes financiare.

Fëmijët që kanë marrë shërbime në këto qendra ditore, nuk do t’i gëzojnë më tutje ato, nëse autoritetet komunale nuk ndërmarrin veprimet adekuate në këtë drejtim, që ato të mund të vazhdojnë punën.

Prandaj, Avokati i Popullit fton autoritetet qëndrore, komunale, por edhe të tjerët që mund të ndihmojnë në këtë aspekt, që këtyre qendrave t’u ofrojnë mbështetjen e nevojshme, përfshirë këtu edhe atë financiare, që ato të vazhdojnë punën dhe fëmijëve t’u ofrohet ndihma dhe shërbimet përkatëse sociale në mënyrë që atyre t’u sigurohet integrimi shoqëror dhe realizimi i të drejtave në pajtim me standardet ligjore vendore e ndërkombëtare.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.