REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

30.3.2018

Deklaratë e Avokatit të Popullit lidhur me rastin e arrestimit dhe dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë në vendin e tyre të origjinës

Prishtinë, më 30 mars 2018 - Avokati i Popullit është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar, që nga marrja e informatës për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, me leje qëndrimi në vendin tonë. Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme.

Pas insistimit të pandërprerë të Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës (PK), respektivisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (DMH), sot, më 30 mars 2018, në ora 14:00, ka njoftuar se, nga ana e DMH-së së PK-së, më datë 29 mars 2018, janë nxjerrë gjashtë Urdhra për largim me forcë të shtetasve në fjalë, nga territori i Republikës së Kosovës, për në Turqi. Lëshimi i këtyre Urdhër largimeve me forcë, është aplikuar duke u bazuar në Vendimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) të MPB-së, që mbajnë datën 23 mars 2018, të përcjella tek DMH, më 28 mars 2018. Sipas njoftimit të PK-së, shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars 2018 dhe janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës.

Gjatë ditës së djeshme, Avokati i Popullit, po ashtu, ka kontaktuar DSHAM-në në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar të dijë nëse personat në fjalë po mbahen në Qendrën e mbajtjes për të huajt, por është njoftuar se ata nuk janë dërguar aty. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, po nga i njëjti Departament, është pranuar njoftimi se ka pasur Vendime për revokimin e lejeqëndrimit të personave veç e veç dhe na janë përcjellë kopjet e këtyre Vendimeve.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.

Sidoqoftë, në këtë fazë, Avokati i Popullit pohon që veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, saktëson qartë garancitë procedurale në lidhje me dëbimin e të huajve. Në kuptim të nenit 3, nenit 6, nenit 8 dhe nenit 13 të KEDNJ-së, ashtu siç edhe Parimit themelor të mos-kthimit (non-refoulement ) sipas Konventës për Refugjatë të vitit 1951, përgjegjësia bie tek autoritetet shtetërore kompetente lidhur me situatën e krijuar. Mbi të gjitha, garancitë e nenit 3 (ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues) dhe nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt gjyqësor) të KEDNJ-së, në shoqëritë demokratike, nuk mund të shfuqizohen (derogohen), as në rrethanat e jashtëzakonshme.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.