REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.5.2018

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT

- Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maj 2018, përsëri e gjen vendin në përpjekje për t’i tejkaluar sfidat e deritanishme, në drejtim të garantimit të lirisë së shtypit si e drejtë themelore, dhe tregues i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi.
- Simbolika e kësaj date është përqëndrimi i vëmendjes në vetë rëndësinë e lirisë së shtypit, diskurs i konceptit të demokracisë dhe barazisë së të gjithë njerëzve, duke reflektuar drejpërdrejtë në të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes.
- Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e lirisë shtypit, si dhe për të sjellë në vëmendje qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes, e drejtë e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, mori vendim për caktimin e kësaj date, si ditë botërore e lirisë së shtypit.
- Lidhur me me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, Avokati i Popullit, më 2 nëntor 2017, ka publikuar Raportin me Rekomandime Nr. 707/2017, të iniciuar Ex officio, me qëllim të trajtimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, me theks të veçantë, sigurinë e gazetarëve në përmbushjen e misionit që kanë. Në fokus të raportit janë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Raporti ka theksuar kompleksitetin e vendosjes së balansit në mes lirisë së shprehjes, si e drejtë fundamentale, dhe përcaktimin e kufijve të saj në raport me të drejtat e tjera. Raporti ka tërheqë vërejtjen mbi nevojën e avancimit të kornizës legjislative, e cila do të garantonte mbrojtje të mjaftueshme për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, të ketë koordinim ndërmjet policisë dhe prokurorit të shtetit, si dhe trajtim me prioritet nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor për veprat e kryera kundër gazetarëve.
- Avokati i Popullit, fton Institucionet e vendit që të fuqizojnë aktivitetet për të siguruar transparencë të vazhdueshme në funksion të llogaridhënjes publike dhe lirisë së shtypit si bazë e respektimit të të drejtave të njeriut, të zbatojnë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, si dhe gjyqësorin që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve t`i trajtojë me prioritet dhe t’i zgjidhë në mënyrë efektive, gjithnjë duke u bazuar në praktikën GJEDNJ.

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/DEKLARAT%C3%8B_E_AVOKATIT_T%C3%8B_POPULLIT_ME_RASTIN_DIT%C3%8BS_BOT%C3%8BRORE_T%C3%8B_LIRIS%C3%8B_S%C3%8B_SHTYPIT_1_470031.pdf
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.