REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

20.9.2017

Avokati i Popullit publikoi Raportin përkitazi me mbrojtjen efektive në procedurë penale dhe garantimin e barazisë së palëve – caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike

Avokati i Popullit u ka përcjell autoriteteve përgjegjëse dhe ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje me mbrojtjen efektive në procedurë penale dhe garantimin e barazisë së palëve – caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike.

Raporti është bazuar në të dhënat e hulumtimeve, sipas së cilave në shumicën e rasteve penale, gjykatat nuk caktojnë avokat mbrojtës me shpenzime publike, për rastet kur e kërkojnë interesat e drejtësisë, kur i pandehuri nuk mund t’i mbuloj shpenzimet e mbrojtjes dhe procedura penale ndaj të pandehurit përfundon pa pasur avokat mbrojtës.

Në Raport konstatohet se Gjykatat në Kosovë në shumicën e rasteve penale, kur, sipas Kodit të Procedurës Penale (KPP) mbrojtja nuk është e detyruar, nuk kanë caktuar mbrojtës me shpenzime publike. Sipas Avokatit të Popullit, kjo praktikë paraqet shkelje të së drejtës për mbrojtje efektive për të pandehurin në procedurë penale dhe si e tillë, shkelje të parimit të barazisë së armëve në procedurë penale.

Qëllimi i raportit është tërheqja e vërejtjes autoriteteve kompetente mbi shkeljen e një prej të drejtave themelore të njeriut në procedurë penale, të drejtës për mbrojtje efektive në çështjet penale, apo garantimit të së drejtës së të pandehurit, si subjekt i procedurës penale, që të ketë avokat mbrojtës dhe, në rastet kur është e nevojshme, mbrojtësi të caktohet me shpenzime publike.

Sipas raportit, barazia e të pandehurit me Prokurorin e Shtetit nga aspekti profesional është premisë e barazisë efektive procedurale, në kuptim të një sigurie se i pandehuri nuk do të dëmtohet për shkak të mosnjohjes se të drejtave të tij në procedurë penale. Angazhimi i avokatit paraqet garanci se të pandehurit nuk do t’i cenohet dinjiteti njerëzor, do të prezumohet i pafajshëm dhe do t’i shfrytëzoj në mënyrë efikase të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje nga akuzat, në mënyrë që, në fund të procesit penal ndaj tij, të ketë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë, siç garantohet me ligj, kushtetutë dhe me instrumentet ndërkombëtare.

Avokati i Popullit, sjell në vëmendje që funksioni i mbrojtjes së të pandehurit, nënkupton “asistencë” (ndihmë) dhe jo “emërim”, andaj, në të gjitha rastet kur autoritet kuptojnë se avokati i shmanget detyrimeve të mbrojtjes dhe nuk ofron mbrojtje efektive, duhet ta zëvendësojnë atë, ose ta detyrojnë që të përmbushë detyrimet e tij. Në rastet kur është refuzuar kërkesa për caktimin e avokatit pa pagesë, ky vendim duhet të rishqyrtohet në fazat e caktuara të procedurës, në varësi të kompleksitetit të çështjes.

Në rastet kur “procedura penale zhvillohet për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burgim me tetë (8) ose më shumë vjet”, Avokati i Popullit vlerëson se është i përcaktuar një kufi shumë i lartë në lidhje me dënimin me burgim prej “tetë (8) ose më shumë vjet”, sepse duke ju referuar Kodit Penal të Kosovës, ky kriter gjen zbatim për një numër të kufizuar të veprave penale, që janë shumë të rënda, për të cilat do të arsyetohej mbrojtja e detyrueshme.

Avokati i Popullit, thekson se një nga kriteret kryesore ku duhet të bazohet caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike ndaj të pandehurve në Kosovë, në kuptim të garantimit të interesave të drejtësisë duhet të jetë mundësia e shqiptimit të dënimit me burgim efektiv.

Duke pasur parasysh që sfidë kryesore për praktikën gjyqësore në Kosovë është caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike për rastet kur, sipas KPP, mbrojtja nuk është e detyruar, duke konstatuar shkelje të obligimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare, si Konventa Ndërkombëtare për të Drejta Civile dhe Politike, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me të drejtën që i pandehuri të ketë mbrojtje juridike falas, Avokati i Popullit rekomandon që:

Ministria e Drejtësisë/Departamentit Ligjor, në kuadër të reformës për ndryshim/plotësim të KPP të përcaktohet në mënyrë me të qartë e drejta për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike, që kjo e drejtë të jetë e obligueshme dhe në pajtim me praktikën e ndërtuar nga GJEDNJ.

Gjykata Supreme e Kosovës, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të nxjerrë mendim juridik për të udhëzuar gjykatat e shkallës me të ultë që të zbatojnë vendimet e GJEDNJ, edhe në lidhje me caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike, dhe mbi standardet e kësaj gjykate të respektohet edhe parimi i barazisë së palëve në procedurë penale.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të udhëzoj të gjitha gjykatat, në mënyrë që gjyqtarët në çështjet penale të kenë kujdes të shtuar për respektim rigoroz të të drejtës së të pandehurit për të pasur mbrojtës, në veçanti për të drejtën që mbrojtësi të caktohet me shpenzime publike. Në ketë qëllim si referencë kryesore të jetë praktika e GJEDNJ. Po ashtu, të kujdeset për të propozuar një buxhet me të lartë në lidhje me mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, për rastet kur mbrojtësi duhet të caktohet me shpenzime publike.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrim masat e nevojshme që të udhëzojë dhe mbikëqyr respektimin e të drejtës së personave të pandehur për t’u informuar në kohë mbi të drejtën për të pasur mbrojtës, në veçanti për të drejtën e caktimit të mbrojtësit me shpenzime publike. Më tej, e drejta e mbrojtjes dhe parimi i barazisë së armëve në procedurë penale (me theks në fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës) të respektohet në mënyrë rigoroze dhe në pajtim me standardet me të larta profesionale.

Raporti në fjalë, në format të plotë, u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse dhe po ashtu u shpërndahet mediave. I njëjti mund të gjendet edhe në web faqen e IAP-së, në: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/(1)Ex_officio_594-17_Raport_me__rekomandime-Mbrojtja_efektive_ne_procedure_penale...._177166.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.