REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

05.9.2017

Avokati i Popullit publikoi Raportin në lidhje me të drejtën në arsim për personat e privuar nga liria

Avokati i Popullit i ka përcjellë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Komunës së Lipjanit, Raportin me rekomandime, përkitazi me të drejtën në arsim për personat e privuar nga liria, respektivisht, për mosrespektimin e afatit ligjor për fillimin e procesit mësimor në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Raporti është inicuar sipas detyrës zyrtare, pas botimit të shkrimit me titull “Dështon sërish fillimi i mësimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan”, me 29 shtator 2016, në gazetën Koha Ditore. Qëllimi i këtij Raporti është tërheqja e vërejtjes për vonesat dhe mangësitë në lidhje me organizimin e procesit mësimor në Qendrën Korrektuese në Lipjan (QKL), në fuksion të realizmit të të drejtës në arsim për të miturit që mbahen aty.

Institucioni i Avokatit të Popullit(IAP), përkatësisht zyrtarët e MKPT në kuadër të mandatit të tyre për të inspektuar në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria (në pajtim me Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT)), kanë vizituar edhe QKL dhe kanë konstatuar se procesi mësimor për të miturit në QKL në vazhdimësi ka filluar me vonesë, ashtu siç është problematike mungesa e lëshimit të certifikatave dhe diplomave për të miturit –nxënës në QKL.

Vonesat në fillimin e procesit mësimor dhe mohimi i të drejtës për vijimin e mësimit dhe përfundimin e shkollimit pas daljes nga QKL, janë në kundërshtim me Kushtetutën (nenin 47, parag.2), KEDNJ (nenit 2 të Protokollit Nr.1) dhe standardet e ndërtuara nga GJEDNJ, etj.

Mungesa e koordinimit mes institucioneve përgjegjëse, ka çuar në dështimin e përmbushjes së obligimeve ligjore në lidhje me procesin mësimor për të mituri që mbahen në QKL, konstaton më tej Avokati i Popullit në Raportin në fjalë. MASHT ka dështuar që të kryej në kohë obligimet ligjore në lidhje me fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor për të miturit në QKL. Në veçanti, sa i përket nxjerrjes së akteve nënligjore për këtë qëllim, përcaktimin e qartë të kompetencave në raport me DKA në Lipjan, ndarjen e mjaftueshme të buxhetit, sigurimin e numrit të mjaftueshëm dhe me kohë të mësimdhënësve.

Si përfundim, Avokati i Popullit e konsideron të domosdoshme që MASHT dhe institucionet e tjera përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha veprimet me kohë, në pajtim me obligimet ligjore dhe kushtetuese, që këto praktika të mos përsëriten në të ardhmen.

Së këndejmi, Avokati i Popullit i rekomandon MASHTI-it që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të ndërmerren masat e nevojshme për të nxjerr aktet nënligjore që përcaktohen me ligj, në lidhje me organizimin e procesit mësimor për personat e privuar nga liria, përfshirë edhe të miturit që qëndrojnë në QKL, duke adresuar nevojat e tyre. Në këtë kuadër është e nevojshme të ndryshohet edhe paragrafi 1 i nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.16/2011, të datës 30.12.2011, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për kërkesat për ndërrimin e profileve arsimore për nxënësit në QKL edhe jashtë afateve që aktualisht janë përcaktuar në këtë udhëzim. Po ashtu, me akte nënligjore duhet të adresohen qartësisht përgjegjësitë që i takojnë MASHT-it dhe komunave, në këtë rast Komunës së Lipjanit për mbarëvajtjen e mësimit në QKL. Më tej, me kohë e sipas nevojave, MASHT, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe ministritë relevante duhet të ndaj buxhetin për organizimin e procesit mësimor dhe angazhimin e mësimdhënësve në QKL, gjegjësisht edhe në qendrat tjera korrektuese.

Ndërkaq, Komunës së Lipjanit, Avokati i Popullit i rekomandon që pa vonesa të mëtejme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të miturit të pajisen me dokumentacion shkollor me rastin e lirimit nga QKL, duke u bazuar në Vendimin e Ministrit të MASHT Nr.294/01B të datës më 22 tetor 2012, si dhe në bashkëpunim me MASHT-in.

Raporti me rekomandime, në formatin e tij të plotë, është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së, në linkun: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Shqip_Raport_me_Rekomandime_rasti__575-2016_807462.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.