REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

11.1.2017

Avokati i Popullit publikoi Raportin lidhur me faturimin paushall të shpenzimeve të ujit nga kompanitë e ujësjellësit

Avokati i Popullit i ka përcjellë sot Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit një Raport Ex Officio, i cili adreson problematikën e përcaktimit paushall të tarifave të ujit, aty ku nuk ekziston mundësia teknike për vendosjen e ujëmatësve. Raporti bazohet në raportimet e mediave për këtë mënyrë faturimi, duke vënë në thelb të analizës të drejtën e mbrojtjes së konsumatorit, të drejtën e pronës dhe trajtimin e barabartë të konsumatorëve kundrejt aplikimit të akteve ligjore dhe nënligjore , si dhe ligjshmërinë e aplikimit të rregullave të përcaktuara nga ana e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në analizën e bërë, Avokati i Popullit vëren se përderisa preciziteti i kornizës ligjore është i pakontestueshëm, gjendja faktike dëshmon mbi mosrespektimin në praktikë të ligjeve në fjalë, por edhe të legjislacionit sekondar që është hartuar në përpikëri nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, gjë që kërcënon me mosrespektim të të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë. Mbetet brengosës fakti që faturimi i ujit paushall aty ku ekziston metoda e faturimit përmes ujëmatësit, si dhe faturimi i ujit aty ku nuk ekziston mundësia teknike për vendosje të ujëmatësit, kërcënon me pasiguri juridike konsumatorin por edhe kërcënon tërë punën e ligjvënësit në përpilimin e kornizës që rregullon këtë sferë.

Raporti vë në pah se Neni 1 i Protokollit 1 të KEDNJ-së e paraqet “pronë” pasurinë e shprehur në të holla të konsumatorëve, të fituar përmes pagës apo edhe pensionit. Në lidhje me këtë, Avokati i Populit pohon se çdo ndërhyrje në “pasurinë” e konsumatorit, që nuk është bërë në pajtim me ligj paraqet shkelje të kësaj të drejte dhe thekson se faturimi i ujit assesi nuk mund të jetë shkelje e kësaj të drejte, por të njëjtën do ta shkaktojë faturimi i ujit në mënyrë jo proporcionale. Për më tepër, në Raport sqarohet se me gjithë faktin që ligji parasheh faturimin e ujit në mënyrë paushalle në raste të caktuara e në veçanti aty ku nuk ekzistojnë kushte teknike për të instaluar ujëmatës, ky faturim duhet të bëhet në mënyrë proporcionale dhe të drejtë.

Faturimi i ujit paushall dhe në mënyrë jo proporcionale, përveç që paraqet ndërhyrje në të drejtën pronësore të konsumatorëve, paraqet edhe trajtim të pabarabartë, e që bie ndesh me Nenin 3 të Kushtetutës së republikës së Kosovë, ku garantohet barazia para ligjit.
Raporti në fjalë i rekomandon autoritetit përgjegjës që faturimi i ujit bëhet në bazë të konsumit real në njehsorin e konsumatorit dhe sipas shpenzimeve reale. Caktimi i çmimit paushall aty ku matja në bazë të ujëmatësit nuk është e mundur, të bëhet në pajtim me rregulloret në fuqi, veçanërisht në pajtim me Rregulloren për standardet minimale të shërbimit të ofruesve të shërbimeve të ujit në Kosovë (R-03/U&K), neni 38 (b). Po ashtu, duke marrë parasysh licencimin e Ofruesit të Shërbimeve nga ana e Autoritetit, Raporti rekomandon monitorimin më të rregullt të Ofruesit të Shërbimeve në lidhje me zbatimin e legjislacionit sekondar të miratuar nga vet Autoriteti. Pa marrë parasysh që një obligim i tillë është i paraparë me vet rregulloret e Autoritetit, ajo që është theksuar më lart, flet në drejtim të ushtrimit të masave më të rrepta monitoruese në drejtim të parandalimit të ndërhyrjes së mëtutjeshme në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe ushtrimin e së drejtës së pronës.

Raporti me rekomandime, në formatin e tij të plotë, i është përcjellë sot autoritetit përgjegjës dhe i njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqe.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.