REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

21.2.2018

Avokati i Popullit publikoi Mendimin Juridik në cilësinë e Mikut të Gjykatës përkitazi me trajtimin e personave të sëmurë, që janë të privuar nga liria

Avokati i Popullit, në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae), i ka përcjellë Gjykatës Themelore në Prishtinë. Mendimin Juridik lidhur me trajtimin e personave të sëmurë rëndë, që janë të privuar nga liria, duke e trajtuar specifikisht rastin e Driton Hajdarit, në emër të të cilit, gruaja e tij ka parashtruar ankesë në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Sipas dokumenteve të pranuara nga ankuesja, si dhe nga vizita që përfaqësuesit e Avokatit të Popullit i kanë bërë pacientit, ashtu siç edhe nga informacioni i pranuar nga Departamenti i Shëndetësisë në Burgje (DSHB) i Ministrisë së Shëndetësisë, i dënuari në fjalë vuan nga një sëmundje e rëndë progresive, për çka pacienti ka qenë i shtrirë disa herë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

DSHB në raportin dërguar Avokatit të Popullit informon se të dënuarit në fjalë nuk mund t’i ofrojë kujdesin e duhur shëndetësor, bazuar në natyrën e sëmundjes së tij. Bazuar në kushtet e Njësive Shëndetësore në Burgje, DSHB thekson se nuk kanë institucione për trajtim të personave me nevoja të veçanta; nuk kanë mundësi për trajtimin e personave me pamundësi kujdesi për vetveten dhe me përcjellës, por vetëm kujdes infermierie 24 orësh; nuk kanë neurolog për trajtim të vazhdueshëm sipas rekomandimeve të Klinikës së Neurologjisë dhe indikacioneve shëndetësore; nuk kanë në listën e tyre esenciale, barëra për trajtimin e një sëmundjeje të tillë të avancuar, e cila është specifike dhe e nivelit terciar, e për të cilën QKUK ka vështirësi për furnizim të tillë.

Bazuar në këtë raport të DSHB, organi kompetent i cili vepron në emër të shtetit, thekson se ky institucion nuk mund t’i ofrojë të dënuarit shërbimet mjekësore dhe trajtimin në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Në analizën ligjore që Avokati i Popullit bën në këtë Mendim Juridik trajton obligimet pozitive të shtetit që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e që i shërbejnë mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, si të pacenueshëm dhe si bazë e të gjitha të drejtave, ashtu siç dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Gjithashtu, Avokati i Popullit i referohet edhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe specifikon Nenin 3, në kuptimin e të cilit shteti duhet të sigurojë se personi i privuar nga liria mbahet në kushte të cilat janë në pajtueshmëri me respektin ndaj dinjitetit të tij njerëzor.

Kjo theksohet edhe në gjetjet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës, gjë që është në pajtueshmëri edhe me Rregullin 43 të Rregullave Evropiane të Burgjeve. Në këtë frymë theksohen edhe Rregullat Minimale Standarde të OKB-së për Trajtim të Burgosurve (Rregullat e Mnadelës).

Avokati i Popullit tërheq vëmendjen edhe në nenin 53 të Kushtetutës, i cili kërkon që të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, të interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, Avokati i Popullit rikujton nenin 5 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ku përcaktohet shprehimisht se sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.

Së këndejmi, Avokati i Popullit në Mendimin Juridik drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë konkludon se vazhdimi i mbajtjes së të dënuarit në fjalë në kushtet e theksuara në raportin e DSHB, do të përbënte shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe akteve tjera ndërkombëtare të lartpërmendura.

Mendimi Juridik në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) i është përcjellë autoritetit përgjegjës, bazuar në nenin 16, paragrafin 9, të Ligjit Nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, sipas të cilit Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Ky Mendim Juridik u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqe, në: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/327-2018,_Mendim_Juridik_1_348454.pdf
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.