REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

30.5.2018

Avokati i Popullit publikoi 23 Raporte përkitazi me zvarritjen e procedurave gjyqësore në kontestet civile

Avokati i Popullit, më 29 maj 2018, i ka përcjellë Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë gjithsej 23 Raporte me Rekomandime, prej të cilave 17 Gjykatës së Apelit dhe 6 Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me zvarritjen e procedurave gjyqësore në kontestet civile.
Nga rastet që janë trajtuar në këto raporte, Avokati i Popullit ka gjetur se procedurat gjyqësore zgjasin deri më 14 vite, e që kjo kohëzgjatje ka gjasa të rritet ende më shumë, meqë të njëjtat vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga gjykatat përkatëse.
Së këndejmi, Avokati i Popullit, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi si dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ka konstatuar se ka shkelje të së drejtës për proces të rregullt gjyqësor, duke pasur parasysh se “çdo njeri ka të drejtë për një proces të drejtë dhe të hapur brenda një afati të arsyeshëm”. Po ashtu, është konstatuar se ka shkelje të së drejtës për mbrojtjen gjyqësore të të drejtave, duke marrë parasysh se “çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me Kushtetutë ose më ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore, nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.
Lidhur me këtë, Avokati i Popullit ka rekomanduar gjykatat përkatëse që pa vonesa të mëtutjeshme t’i ndërmarrin të gjitha veprimet përkatëse ligjore për shqyrtimin dhe vendosjen e rasteve, për te cilat është konstatuar se ka zvarritje të procedurave gjyqësore.
Avokati i Popullit më këtë rast rikujton se, më 6 mars 2018, ka nxjerrë Raportin Ex Officio nr. 129/2018 nëpërmjet të cilit i rekomandohet Qeverisë së Republikës së Kosovës, krijimi i një mekanizmi, për parandalimin e shkeljes të të drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor apo për mënyrat e kompensimit të qytetarëve, të cilët mund të jenë viktima të kësaj shkeljeje.
Të 23 Raportet me Rekomandime, të datës 29 maj 2018, që trajtojnë zvarritjen e procedurave gjyqësore në konteste civile, ashtu siç u janë përcjellë autoriteteve përgjegjëse, në formatin e tyre të plotë u janë përcjellë mediave. Po ashtu Raportet janë publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të IAP-së, në linqet përkatëse, si më poshtë:

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Zylfi_Arifaj_Ankesa_705-2016_836290.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Xhemil_Mehaj_Ankesa_375-2016_483677.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Tefik_Shahini_Ankesa_388-2014_43411.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Sokol_Alihajdari_Ankesa_648-2016_538920.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Sadik_Bajraliu_Ankesa_362-2016_444713.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Ruzhdi_Zeneli_Ankesa_864-2016_2525.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_Ahmet_Shala_Ankesa_722-2017_382136.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Qesmen_Sadiku_Ankesa_796-2016_198227.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Nefize_Krasniqi_Ankesa_794-2016_359949.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Nazlije_Thaqi_Ankesa_716-2017_501600.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Nazim_Saraçogllu_463-2017_231610.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Nafije_Gutaj_Ankesa_462-2017_276236.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Musa_Musliu_Ankesa_185-2016_853518.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Milos_Simic_Ankesa_473-2016_431144.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Milorad_Stojanovic_Ankesa_910-2016_942436.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Liljana_Petrovic_Ankesa_721-2016_904684.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Hamdi_Krasniqi_Ankesa_429-2017_746186.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Fehmi_Bejzaku_Ankesa_357-2017_711223.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Emin_Behrami_Ankesa_55-2016_616682.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Avdyl_Gashi_Ankesa_561-2015_29422.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Artan_Berisha_Ankesa_206-2017_224855.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Arsim_Biqaku_Ankesa_410-2017_267834.pdf

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Agim_Thaqi_Ankesa_57-2017_313291.pdf
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.