REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

10.2.2017

Avokati i Popullit i drejtohet me kërkesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Kundërvajtje

Avokati i Popullit i është drejtuar sot me kërkesë Gjykatës Kushtetuese (GjK) për shfuqizimin e nenit 55, paragrafët 4–5 dhe neneve 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të këtyre dispozitave deri në vendimin përfundimtar të kësaj Gjykate.

Arsyeja e dërgimit të kësaj kërkese në GjK nga ana e Avokatit të Popullit ka të bëjë me faktin se Ligji në fjalë përmbyt parimin e gjykimit të lëndëve kundërvajtëse nga gjykatat përkatëse, duke e deleguar tek organet administrative dhe ekzekutive kompetencën për të gjykuar dhe për të vendosur sanksione në një varg rastesh kundërvajtëse. Vendimet e këtyre organeve i nënshtrohen vetëm një forme të kufizuar të kontrollit gjyqësor.

Ky delegim i kompetencave gjykuese tek organet administrative dhe ekzekutive, paraqet shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë nga një tribunal i pavarur, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Delegimi i kompetencave ka dy probleme kyçe: organet adminstrative dhe ekzekutive nuk janë të pavarura nga Qeveria dhe kontrolli gjyqësor i vendimeve të organeve bëhet nga Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili s’ka jurisdiksion të plotë për të shqyrtuar të gjitha pretendimet faktike dhe ligjore në rastet paraqitura.

Bashkë me kërkesën kryesore Avokati i Popullit ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, deri në vendimin përfundimtar të GjK-së.

Avokati i Popullit tërheq vëmendjen se, në mungesë të masës së përkohshme, derisa GjK të marrë vendimin e saj përfundimtar, ekziston rreziku substancial, që funksionimi i “organeve të kundërvajtjes”, të imponojë sanksione mbi persona të akuzuar, pa u dhënë këtyre personave qasje në një gjykim të pavarur. Në mënyrë që të shmanget funksionimi, kushtetutshmërisht i dyshimtë, i “organeve të kundërvajtjes”, vendosja e masës së përkohshme për pezullimin e dispozitave të konstestuara është e domosodoshme.

Kërkesa në formën e saj të plotë, i është përcjellë sot GjK-së dhe e njëjta u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqe.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.