REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

06.3.2018

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN PËRKITAZI ME SHKELJEN E SË DREJTËS PËR GJYKIM BRENDA NJË AFATI TË ARSYESHËM KOHOR

Avokati i Popullit i ka përcjellë sot Qeverisë së Republikës së Kosovës, Raportin Ex Officio nr. 129/2018, nëpërmjet të cilit rekomandohet krijimi i një mekanizmi, që do t’iu ofroj qytetarëve të vendit mbrojtje gjyqësore të së drejtës në gjykim, brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Ankesat që kanë të bëjnë me pretendimet për zvarritje të procedurave gjyqësore, vetëm gjatë vitit 2017 përbëjnë 26% të të gjitha ankesave të paraqitura te Avokati i Popullit. Në Republikën e Kosovës nuk ekziston ndonjë mekanizëm ligjor për parandalimin e shkeljes së të drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor apo për mënyrat e kompensimit të qytetarëve, të cilët mund të jenë viktima të kësaj shkeljeje.

E drejta për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), që nga viti 2000, ka nxjerrë një numër aktgjykimesh me të cilat ka vendosur standarde të rrepta, të cilat kërkojnë prej çdo shteti themelimin e mekanizmave për zgjidhjen efektive për rastet e zvarritjeve dhe dëmet e shkaktuara nga shkelja të së drejtës për gjykim, brenda një afati të arsyeshëm kohor. Këto standarde bazohen në nenin 13 të KEDNJ-së, i cili përcakton se: “Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar” si dhe në nenin 54 të Kushtetutës së vendit tonë, i cili përcakton se: “Çdokush gëzon të drejtën [...] në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.

Në fund të vitit 2017, Avokati i Popullit ka publikuar disa raporte me rekomandime lidhur me rastet që kishin të bëjnë me zvarritjet e procedurave gjyqësore, me ç’ rast kishte konstatuar se, nga rastet që janë trajtuar në këto raporte, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të këtyre rasteve gjyqësore është përafërsisht 10 vite, e që, kjo mesatare, ka gjasa të rritet ende më shumë, meqë të njëjtat vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga gjykatat përkatëse. Në përgjithësi, gjatë trajtimit të rasteve që kanë të bëjnë me ankesat për zvarritje të procedurave pranë gjykatave, vërehet se ekziston ngurrimi i gjykatave që të ngarkojnë shtetin apo ndonjë organ të administratës shtetërore me kompensimin për shkelje të së drejtës në gjykim, brenda një afati të arsyeshëm kohor, në pajtim me praktikën e GJEDNJ-së.

Si rrjedhojë, Avokati i Popullit ka rekomanduar Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e nismës legjislative për propozimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, me të cilin do të përcaktoheshin mjetet efektive juridike për rastet që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore, në pajtim me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ky Raport me Rekomandime është përcjellë tek autoriteti përgjegjës. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqe, në: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_i_skanuar_Ex_Officio_129-2018_6_mars_2018_618738.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.