REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

27.4.2018

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN ME REKOMANDIME EX OFFICIO NR. 214/2018 LIDHUR ME ARRESTIMIN DHE LARGIMIN ME FORCË TË GJASHTË SHTETASVE TURQ NGA TERRITORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, më 27 prill 2018 - Qëllimi kryesor i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave të personave të arrestuar dhe personave subjekt i largimit me forcë apo ekstradimit nga territori i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Pas grumbullimit të informatave dhe analizës së rastit, Avokati i Popullit konstatoi se në rastin në fjalë autoritet e Republikës së Kosovës duke i dëbuar shtetasit turq, ata i ekspozuan në rrezik real për t’iu nënshtruar torturës, keqtrajtimit fizik dhe rrezikut real për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilat janë pjesë e sistemit juridik të Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit është i mendimit se autoritetet e Republikës së Kosovës të cilat dëbuan të huajt në fjalë nuk kanë bërë një vlerësim se cilat janë garancitë kundër keqtrajtimit fizik dhe torturës në shtetin e tyre të origjinës dhe pa e marrë parasysh situatën e të drejtave të njeriut në atë vend.
Për këtë arsye, Avokati i Popullit konstaton se në rastin në fjalë janë shkelur: Neni 29 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [E drejta e lirisë dhe sigurisë], Neni 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], Neni 32 [E drejta për mjete juridike], Neni 14, paragrafi 1, Neni 15, Neni 16 paragrafi 1 dhe 2, Neni 17, paragrafi 2 dhe 6 Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Juridik në Çështje Penale, Neni 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 9, paragrafi 1 dhe 2, Neni 13 të Paktit Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike, Neni 5, 6 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 1 paragrafi 1 të Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 3 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore Çnjerëzore ose Poshtëruese.
Po ashtu, Avokati i Popullit, vlerëson se autoritet e Republikës së Kosovës nuk kanë vepruan në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e cila në vendimet e saj për raste të tilla shprehimisht ka theksuar se shtetet në asnjë rrethanë nuk mund të dëbojnë një të huajë në territorin e një shteti ku ai mund t’i ekspozohet rrezikut për t’u torturuar dhe keqtrajtuar fizikisht. Gjykata theksoi se kjo ndalesë në nenin 3 të Konventës është e karakterit absolut dhe zbatohet edhe “në kohë lufte apo emergjencash tjera publike të cilat kërcënojnë kombin”.
Prandaj, bazuar në këto konstatime, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë si në vijim:
• Me rastin e vlerësimit të statusit të të huajve në vendin tonë, të zbatohen me kujdes të gjitha garancitë dhe procedurat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare, qoftë për dhënien e lejes së qëndrimit, largimit apo ekstradimit.
• Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë shprehimisht personelin e saj lidhur me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Avokatit të Popullit sa i përket qasjes pa paralajmërim, në çdo vend dhe çdo kohë në vendet ku mbahen apo mund të mbahen personat e privuar nga liria.
• Ndërsa Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka rekomanduar që të akordojë kompensim të përshtatshëm jo-material si shprehje e vullnetit të mirë dhe njohje për shkeljet e të drejtave të njeriut në frymën e nenit 41 të KEDNJ.
Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse përmes postës. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP.
http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Rasti_ex_officio_OIK_MPB-deportimi_i_shtetasve_turq_WEB_27.4.2018_250696.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.