REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

06.4.2018

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKOI RAPORTIN LIDHUR ME VENDIMIN PËR PAGESËN E PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE

Prishtinë, më 6 prill 2018 - Avokati i Popullit i ka përcjellë dje Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, Raportin me rekomandime përkitazi mbi Vendimin për pagesën e provimit të maturës shtetërore, të datës 16.05.217, me nr. 2-1843, i nxjerr nga Komisioni Shtetëror i Maturës.
Rasti është hapur sipas detyrës zyrtare nga ana e Avokatit të Popullit, me qëllim të vlerësimit, nëse ky Vendim është në pajtim me parimin e sundimit të ligjit dhe ligjshmërinë. Në rastin konkret, Avokati i Popullit vëren se, Komisioni Shtetëror i Maturës, duke u mbështetur ne nenin 8 dhe 9 të Ligjit nr.5/L-18 për Provimin e Maturës Shtetërore (në tekstin e mëtejmë: Ligji nr.5/L-018), më 16 maj 2017, ka nxjerr vendim, me të cilin përcakton si kriter shtesë dhe obligon të gjithë nxënësit me pagesën në bankë, për t’iu nënshtruar provimit të maturës, përderisa neni 16 i Ligjit nr. 5/L-018, ka përcaktuar një listë shteruese të kritereve, që nuk lë hapësirë për kritere shtesë, siç është bërë me Vendimin në fjalë.
Avokati i Popullit vëren se Komisioni Shtetëror i Maturës, duke u bazuar në dispozitat e lartcekura, nuk përfill bazën ligjore për të hyrë në provimin e maturës shtetërore, duke vendosur kriter që nuk përmendet fare në Ligjin nr. 5/L-018, i cili nuk i jep kompetenca Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Komisionit Shtetëror të Maturës, që të përcaktoj kritere shtesë. Prandaj, Vendimi i Komisionit Shtetëror të Maturës, është në kundërshtim jo vetëm me parimin e ligjshmërisë, por edhe me tërë konceptin e sigurisë juridike.

Avokati i Popullit, konstaton se Vendimi për pagesën e Provimit të maturës i shkel të drejtat dhe liritë e njeriut për faktin se është në kundërshtim me parimet bazë të funksionimit të shtetit demokratik, siç është parimi i ligjshmërisë, parimi kushtetues i sundimit të ligjit dhe parimi i sigurisë juridike, sepse nuk ka bazë ligjore në Ligjin nr. 5/L-018 për nxjerrjen e një vendimi të tillë.
Në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e legjislacionit përkatës në fuqi, të shpallë të pavlefshëm Vendimin për pagesën e Provimit të Maturës Shtetërore, të datës 16.05.2017 me nr. 2-1843 të nxjerr nga Komisioni Shtetëror i Maturës.
Raporti me rekomandime, në formatin e tij të plotë, i është përcjellë sot autoriteteve përgjegjëse të sipërpërmendura dhe i njëjti është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së, në
http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Ex_Officio_412-2017_Raport_me_rekomandime_49475.pdf
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.