REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Baza Ligjore

Baza Ligjore

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë (IOK) u themelua në vitin 2000 me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38, që i jepte mandat për të hetuar ankesa kundër UNMIK-ut dhe administratës lokale publike.

Në shkurt 2006, u shpall Rregullorja e UNMIK-ut 2006/6, e cila zëvendësoi Rregulloren 2000/38. Sipas kësaj Rregulloreje, Institucioni i Ombudspersonit kishte mandat që të hetojë ankesa kundër autoriteteve lokale apo organeve tjera të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ), por nuk kishte më mandat që të hetojë ankesa kundër organeve administrative ndërkombëtare në Kosovë.

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/06 gjithashtu parashihte një strukturë të re organizative, e cila pasqyronte procesin e vazhdueshëm të kalimit të IOK-së në duart e vendorëve.

Në vitin 2007 është miratuar Rregullorja e re nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut, nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë. Me këtë rregullore u ndryshua: Emërtimi i Institucionit (nga “Institucioni i Ombudspersonit” në “Institucioni i Avokatit të Popullit”); struktura e brendshme e Institucionit, si dhe mandati i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 15 qershor 2008, e ka përcaktuar Institucionin e Avokatit të Popullit si kategori të veçantë kushtetuese.

Procedura e Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Kosovës, ka përfunduar me zgjedhjen avokatit të parë vendor, z. Sami Kurteshi, më 04 Qershor 2009, me një mandat pesë vjeçar.

Më 22 korrik 2010 është miratuar Ligji për Avokatin e Popullit , me hyrjen në fuqi të të cilit shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/38 mbi themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë të datës 30 qershor 2000, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit te Popullit të Kosovës e datës 16 shkurt 2006 dhe Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë të datës 19 mars 2007 si dhe të gjitha dispozitat tjera që bien në kundërshtim me këtë ligj.

Në Seancën Plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 2 korrik 2015, pas zhvillimit të procedurës së votimit të fhshehtë, është zgjedhur Avokat i Popullit z. Hilmi Jashari.

Ndërkaq, po në korrik të vitit 2015, ka hyrë në fuqi pakoja ligjore për të drejtat e njeriut, ku përfshihen Ligji Nr.05/L-019 për Avokatin e Popullit, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligji për Barazi Gjinore.

Të nënrenditur gjeni bazën ligjore të themelimit dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Ligji për Avokatin e Popullit Nr. 05/L-019

RREGULLORE Nr.01/2015 PËR MËNYRËN E KONKURIMIT, PROCEDURËN E ZGJEDHJES DHE TË PROPOZIMIT TË LISTËS ME EMRAT E KANDIDATËVE PËR ZËVENDËS TË AVOKATIT TË POPULLIT

RREGULLORE Nr. 01/2016 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT

RREGULLORE Nr.02/2016 E PUNËS E INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT

RREGULLORE Nr. 01/2017 PËR PËRSHKRIMIN E DETYRAVE TË PUNËS DHE KLASIFIKIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT KAPITULLI I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

RREGULLORE Nr. 02/2017 PËR PROCEDURËN E REKRUTIMIT, EMËRIMIT DHE PUNËS PROVUESE TË NËPUNËSVE NË INSTITUCIONIN E AVOKATI TË POPULLIT KAPITULLI I. DISPOZITAT E PERGJITHSHME

RREGULLORE Nr. 03/2017 PËR AVANCIM NË KARRIER DHE TRANSFERIMIN E NËNPUNËSVE TË INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT KAPITULLI I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Ligji për Avokatin e Popullit Nr.03-L-195

Rregullore nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/06 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë

Rregullorja e UNMIK-ut 2000/38 mbi Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë

Rregullorja e punës së IAPK - 2011

Kodi i Etikes se IAP - 2011

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.