REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Hilmi Jashari

Hilmi Jashari

AVOKATI I POPULLIT

Biografia

Hilmi Jashari është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 2015, për një mandat pesëvjeçar.

Hilmi Jashari u lind më 1969, në Mazgit. Është jurist i diplomuar i Universitetit të Prishtinës.

Ka ndjekur një varg trajnimesh nga fusha juridike dhe e të drejtave të njeriut.

Në vitin 1993 ka qenë sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Obiliq. Për një periudhë të shkurtër gjatë vitit 1993 dhe nga viti 1996 deri 1999 ka qëndruar në shtetet e Evropës Perëndimore, ku krahas punës ka kontribuar në prezantimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në vitet 2000–2001 ka punuar si jurist/hetues në Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë (tani Institucioni i Avokatit të Popullit). Nga viti 2001-2004 ka mbajt pozitën  e Drejtorit të Hetimeve në po këtë institucion, ndërkaq në vitet 2004-2006 nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, emërohet zëvendës i Ombudspersonit të Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Ombudspersonit ndërkombëtar, Hilmi Jashari nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës emërohet ushtrues detyre i Ombudspersonit të Kosovës, dhe këtë pozitë e ka ushtruar në vitet 2006-2009.

Edhe pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit të parë vendor, në vitet 2009 -2010, ai ka mbajtur pozitën e zëvendësit të Avokatit të Popullit të Kosovës, ndërkaq nga viti 2010 ka punuar si udhëheqës sherbimeve juridike në Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

Ka qenë aktivisht i përfshirë si trajnues në fushën e të drejtave të njeriut, ligjerus dhe ka kryer hulumtime të ndryshme gjatë viteve 2010-2015. Ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme për hartim të legjislacionit, trupave udhëheqëse të shoqërisë civile dhe koordinator i nismave të ndryshme legjislative.

Ka prezantuar në shumë punëtori konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Në këto përfaqësime, ai ka mbajtur ligjërata në tema të veçanta, lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe për rolin e institucionit të ombudspersonit në zhvillimet demokratike:

“Kategoria e personave me gjendje të cenueshme dhe roli i vendimeve për sanksione penale“ (2005, Kopenhagë)

“Gjendja e përgjithshme e të drejtave të jeriut në Kosovë“ (2005, Prishtinë)

“Pajtueshmëria e administratës me rekomandimet e Ombudspersonit“      (2005, Beograd)

“Institucionet e Ombudsanëve, në Evropën Ju-lindore“ (2003, Sofie)

“Roli i Ombudsmanëve në situatat e pasluftës“ (2004, Athinë)

“Mandati dhe ndikimi i Ombudspersonit në zhvillimet demokratike“             (2001, Barcelonë)

“Roli i fuqizimit të mandatit të Ombudspersonëve“ (2003, Varsavë)

“Institucioni i Ombudspersonit të Kosovës, përparësitë dhe sfidat“              (2004, Podgoricë)

Është autor i një numri publikimesh, si:

“Mungesa e mekanizmit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”

“Korrupsioni”

“Vendosja e shtetit ligjor për sa kohë statusi politik i Kosovës mbetet i padefinuar”

“Ligji anti-diskriminim i Kosovës dhe roli i Ombudspersonit”

“Sfidat e sistemit ligjor në Kosovë”

 

Përveç gjuhës amtare shqipe, flet gjuhën serbe, kroate, angleze dhe gjermane.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

 

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.